Majlinda Halilaj, do të mbahet mend si “deputetja e kërpëratave”, për shkak të leximit të fjalimit të saj plot gafa dhe gabime në një nga seancat plenare.

Ajo nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme.

Këtë të mërkurë, në seancën e fundit plenare, ajo është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend.

Ndërkohë, pyetjes se cili ka qenë ligji më i rëndësishëm që ajo ka votuar gjatë muajve që ka qenë në Parlament, deputetja i është përgjigjur me arrogancë.

“Ç’ju duhet juve”, tha Majlinda Halili, e cila nuk preferoi as të ndalojë gjatë kohës që gazetarët i bënin pyetje, por ajo vijonte të hynte në Kuvend, teksa në vesh mbante telefonin.

BISEDA JASHTE KUVENDIT

Pyetje: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

Pyetje: E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Pyetje: Për cfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Pyetje: kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ç’ju duhet juve?




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here