“Çohesha në 3:30 për të mjelë lopët që mos më shihnin njerëzit”

0
24

This post has already been read 19 times!

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ditën e sotme ka ardhur një nënë 29-vjeçare e cila është bra ktisur nga i dashuri i saj pasi ngeli shtatzënë.

Ai i kërkoi ta hiqte fëmijën sepse tashmë kishte një femër tjetër dhe donte të ishte me të.

29-vjeçarja nuk pranoi ta hiqte femijen, u përball me paragjykimet e fshatit, u fsheh gjatë shtatzënisë, nuk ka dalë nga shtëpia dhe i është dashur të perballoje vete sepse ish-i dashuri nuk e ka pranuar këtë fëmijë dhe nuk i ka dhënë atësinë, madje vajza e saj tashmë është 3 vjeç dhe ai nuk e ka marrë mundimin ta shohë asnjëherë.

Mirela Milori: Të ka ndihmuar ekonomikisht gjatë shtatzënisë dhe më tej?

29-vjeçarja:

Nuk është përgjigjur fare.

I thashë një ditë, kur u përballa në Gramsh hajde shikoje vajzën, se nuk dua asnjë lloj përgjegjësia nga ty, e më tha mu hiq sysh se do të të qëlloj.

Vajza ime kërkon babin dhe unë i them është Greqi, më këputet shpirti kur e kërkon.

Fshati flet shumë, kur nuk i di hallet e tjetrin, normal që do flasin. 9 muaj unë kam ndejtur brenda.

Ngrihesha në orën 3 e 30 të mëngjesit për të mjelë lopët, që ta ndihmoja pak mamin dhe sa hapeshe dita, futesha brenda mes 4 mureve sepse fliste fshati. Thoshin ka një fëmijë jetim pa baba dhe akoma flasin.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here