Contagion, filmi që parashikoi Koronavirusin: Ja c’thote aktori per per pandemine

0
104

This post has already been read 16 times!

Contagion është një film thriller amerikan i vitit 2011. Komploti i filmit ka të bëjë me përhapjen e një virusi të transmetuar nga frymëmarrja, përpjekjet nga studiuesit mjekësorë të shëndetit publik për të identifikuar dhe parandaluar sëmundjen dhe futjen e një vaksine anti-virus. Aktori Jude Law ka folur së fundmi për filmin “Contagion” (Infektimi). Në një bisedë me Jimmy Fallon, aktori i njohur u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie.

Ai u shpreh:

Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet. Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin. Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin.

Aktori tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit.

Burimi: Huffingtonpost

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here