Ndërron jetë stomatologu i njohur në Librazhd, Ndriçim Halili, pasi ishte i infektuar me Covid-19.
Ky lajm i trishtë për qytetin e Librazhdit u bë më dije nga vajza e të ndjerit, Artemisa Halili, e cila njofton se ku do të mbahet ceremonia e varrimit.
Ajo u bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat anti-Covid.
Postimi i plotë i Artemisa Halilit:
“Te dashur te aferm dhe miq !
Me hidherim, ju njoftojme per ndarjen nga jeta te njeriu tone te dashur, Dr. Ndricim Halili.
Homazhet do te mbahen daten 19.03.2021 ne oren 9.00-12.00 tek lokal ” Gega ” tek Stacioni i trenit Varrimi behet ne oren 12.00 ne Varrezat e Reja te qytetit .
Pritjet dt.19 mars ora 16.00- 19.00 dt.20,21 mars ora 09.00-19.00 tek lokali i “Skender Xhanit”
Ju lutemi te ndiqen masat kunder Covid.
.