Ç’po ndodh me mjekun Evdin Prifti, a do largohet ai nga vendi? Në kulmin e hetimeve thotë…

Mjeku kardiolog Edvin Prifti, ka shpërndarë ne rrjetet sociale studimin e kryer prej tij dhe disa kolegëve, që është publikuar në një media prestigjoze amerikane.

Këtë vlerësim, Prifti e quan një gëzim pas “një përbaltje”.

“Revista me prestigjioze shkencore amerikane ne fushen e kardiokirurgjise, Journal of Thoracic and Carriovascular Surgery, sapo publikoi nje studim tonin multicentrik me nje vlere te jashtezakonshme shkencore dhe fryt i nje impenjimi teknik, profesional dhe akadenik dy dekadash pune te te gjithe stafeve tona nderkombetare. Nje satisfaksion pas nje perbaltje. Punet e mira gjithmone japin frytet e tyre pavaresisht gjithshkaje”, shkruan mjeku Edvin Prifti në postimin e tij.

Ndërkohë, një ndjekës që i ka uruar suksese dhe i thotë se “është fat për këtë vend që ka shkencëtarë të këtyre përmasave”, mjeku i përgjigjet në këtë mënyrë:

“Mesa duket nuk është kështu dhe nuk do të jetë kështu më”.

Disa ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sekuestroi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg.

Sipas SPAK duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e mjekut janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.150 datë 11.05.2021, ndërmjet të tjerave vendosi sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të mjekut. apo subjekteve tregëtare në pronësi të tij në shumat:
• Sekuestrimin e shumës 51.479.368 Lek.
• Sekuestrimin e shumës 177.497 Euro.”, thuhej ne njoftimin e Prokurorisë.

edvin prifti koment

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *