Ç’po ndodh me motin? Në malet italiane nis bora

0
35

This post has already been read 20 times!

Bora dhe ngricë në male, disa rrugëkalime të mbyllura, shi e breshër në Ankona, reshje të furishme në Romë: Italia po përballet me një mot të keq i cili po shkakton shqetësimi nga veriu deri në jug të vendit. Për disa rajone, janë lëshuar paralajmërim nga ekspertët e metereologjisë.

Mediat vendase thonë se dy alpinistë holandezë mbetën të bllokuar në lartësinë e 3,100 metrave në Val d`Aosta për shkak të një stuhie të fuqishme. U deshën orë të tëra përpjekjesh për t`i shpëtuar.

Capri për momentin ka mbetur I izoluar nga kontinenti dhe shqetësimet, si dhe shumë udhëtarë, kanë prekur edhe dhjetëra turistë të huaj, të detyruar të qëndrojnë në ishull pas një stuhie të dhunshme. E vështirë paraqitet situata në Ischia, ndërsa Ankona u përball me reshje të dendura breshëri.

Dëme raportohen në Macerata, në Romë ka pasur pemë të rrëzuara, ndërsa problemet e trafikut janë të mëdha e në disa zona të tjera ka pasur dhe përmbytje. Italia u përball me një përkeqësim të beftë të motit pas disa ditësh mjaft të ngrohta, të cilat ngjanin me një verë të zgjatur. Deri dhe një trombë ajri u regjistrua në Rosignano ku shkaktoi dëme të mëdha.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here