Ç’po ndodh në Elbasan, ka të plagosur. Policia jep detajet, një grup kriminal që vepronte në qytet… –

Mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për një 25-vjeçar sherri mes dy te rinjve. Shtetasi J. V., ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit me plagë thike, pasi u godit nga një i mitur i cili përfundoi në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin M. J., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi”, Elbasan”, bënë me dije blutë rajonalë.

Ndërkohë, mësohet se të rinjtë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta që ka degraduar më pas me përdorimin e thikës nga ana e të miturit.

Mësohet se 25 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia e Elbasanit njofton se ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke sekuestruar kokainë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Në pranga ranë shtetasit: A. B., 25 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: K. C., 23 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan, bashkëpunëtorë me shtetasit e arrestuar”, tha policia.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *