Ushtria greke po zhvillon një stërvitje ushtarake qëllimi i së cilës është përmirësimi i manovrave dhe kalimi nga njëri breg në tjetrin në rast lufte dhe kërcënimi. Stërvitja me batalionin e këmbësorisë u zhvillua në lumin Axios.

Faza përfundimtare e stërvitjes u ndoq nga Gjeneral Lejtnant Anastasios Spanos, i cili u shpreh se dëshmoi nivelin e lartë të trajnimit dhe gatishmërisë operacionale të stafit.

Por stërvitja duket se nuk ishte thjeshtë për përmirësimin e manovrave, por edhe një mesazh nga Greqia për të treguar fuqinë, teksa në vitin e fundit ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Turqinë për shkak të kufirit detar.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here