Ç’po ndodh në Korçë? Ndalohen 4 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Katër shtetas ranë në pra nga në Korçë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi po transportonin 12 emigrantë.

Bëhet fjalë për A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, të cilët janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po kështu N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

/RDA News