Nje dite pasi shkoi ne zyren e Bashes, shefja e misionit të OSBE-ODHIR, Ursula Gacek, ka zhvilluar sot nje takim edhe në selinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama.

Në fokus të takimit qëndrojnë zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gacek, zhvilloi një takim në selinë blu me kryedemokratin Basha.

Takimi zgjati rreth 1 orë e 45 minuta dhe u zhvillua pa praninë e mediave, ku në përfundim të takimit nuk pati deklarata nga asnjë nga palët. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here