Policia angleze ka zbuluar më shumë se 5 milion paund të fshehura në një apartament në Londër.

Autoritetet angleze shprehen se kjo ishte shuma më e madhe që ishte konfiskuar ndonjëherë ndoshta në shkallë vendi. Policia tha se ky sekuestrim ishte në kuadër të një operacioni të gjatë kundër krimit me armë dhe furnizimit me drogë të klasit A në të gjithë Londrën, ndërsa arrestoi edhe tre persona.

Sipas mediave britanike, policia tha se paratë u grumbulluan në banesë pasi banda ‘nuk dinte çfarë të bënte me to’, kjo për shkak të bllokimeve për shkak të pandemisë ata nuk mund t’i transportonin për në vende të tjera jashtë Anglisë. Paratë u gjetën të fshehura në çanta të mëdha madje edhe qese ushqimesh. Policia tha se Sergejs Auzins, Ruslan Shamsutdinov dhe Serëan Ahmadi, prej kohësh merreshin me pastrimin e parave të pista.

Dy prej tyre u arrestuan në flagrancë me qese të mbushura me sasi të konsiderueshme parash, mbi 50 mijë paund. Ata u kapën teksa dolën nga shtëpia. Një tjetër sasi prej mbi 100 mijë paund u gjetën në makinën e parkuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u zbulua pjesa tjetër.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here