Dafina Zeqiri bashkon forcat me Arilena Arën dhe prisni surpriza!



Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara janë duke na sjellë një surprizë shumë të bukur. Dy artistet e dashura janë bërë bashkë për një super këngë që do vijë së shpejti sipas “Prive”. Dafina ka qenë shumë aktive në muzikë këtë vit teksa pritet të publikojë së shpejti albumin “Dafinë moj”. Aktualisht nuk ka asnjë detaji rreth kësaj kënge, por duke marrë parasysh se Dafina dhe Arilena janë dy nga artistet më të mira shqiptare, pritshmëritë janë të mëdha. Kjo është hera e parë që ato bëhen bashkë dhe fansat mezi po presin të shohin produktin.

Sakaq, Arilena pritet të vijë së shpejti me një duet me reperin e njohur Noizy, këngë që do jetë pjesë e albumit të tij, teksa deri tani ata nuk e kanë konfirmuar lajmin. Kënga e fundit që Arilena publikoi ishte ajo me Alban Skënderaj “A i sheh”. Nga ana tjetër, Dafina do vijojë edhe në gjysmën e mbetur të vitit me të njëjtin dinamikë. Aktualisht ajo po shijon suksesin e “Pa ty” që në dy javë ka arritur rreth 10 milionë klikime.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *