Daje, do shihemi neser, mësazhi përlotës i djaloshit nga kampi famëkeq, nesër vjen në Tiranë

Gjendja e tyre është e tmerrshme atje në atë ferr. Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi “Al Hol” është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani, ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Mbrëmjen e sotme në prani të kryeministrit, Endri Dumani kishte një mesazh për dajën e tij “Dajë do të shihemi nesër dhe do të bashkohemi prapë”.

Daja i Endrit, Xhetan Ndregjoni nuk u dorëzua së kërkuari nga shteti që të nxirrte nipin dhe mbesën nga kampi i fe.rrit.