Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimet për “shkaktim të vetëvr.asjes”, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi 10 muaj më parë. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Jusufi u gjetën të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat.

Anisa u gjet e deko.mpozuar në shtëpi pasi kishte vd.ekur prej muajsh, ndërsa e ëma Zhaneta kishte vetëm pak ditë që kishte ndërruar jetë. Ndërkohë vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Jusufi u gjet në gjendje të rëndë, por mbijetoi.

Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se vd.ekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonjë veprim kr.iminal apo të jenë shtyrë nga dikush. Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetvr.asjes, vendim i cili është miratuar nga gjyqtari Kastriot Gramshi.

Konkluzioni erdhi pasi në pyetje u morën shumë persona që kishin patur kontakte me të ndjerat si dhe u kqyren aparatet telefonike të tre pjestarëve të familjes Josifi.

Në banesën e tyre nuk është konstatuar të kenë hyrë persona të tjerë të jashtëm pasi ato i kishin ndërperë mardhëniet me të gjithë. Sipas prokurorisë nga hetimi rezulton se gjatë kësaj periudhe ato nuk kanë frekuentuar ndonjë sekt fetar, madje nuk i ka vizituar ndonjë përfaqësues i komuniteteve fetare.

Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të mbijetuarën Blerta Josifi. Ajo ka treguar para përfaqësuesve të akuzës se së bashku me motrën e saj Anisa Josifi kishin filluar të shkonin ne Kishën Ungjillore që në moshë të vogël kur jetonin ne qytetin e Përmetit dhe më pas kanë vijuar ta ndjekin këtë kishë edhe kur kanë ardhur në Tiranë.

E mbijetuara ka treguar se nuk kanë qenë të shtyrë nga asnjë person i jashtëm për të bërë zgjedhjet e tyre rreth besimit fetar, madje mamaja e tyre Zhaneta në fillim kishte qënë kundër po më pas e kishte praktikuar edhe ajo vetë këtë besim.

Ajo ka thënë se motra Anisa Josifi kishte më shumë se 15 (pesembedhjete) muaj që kishte ndërruar jetë, por për shkak të besimit të krishterë thotë ku.foma nuk mbante erë të keqe. Ajo tregon se në daten 03.06.2020 së bashku me nënën e saj kanë mbajtur agjërim duke mos ngrënë asnjë ushqim dhe që nga ai moment filloi t’i vinte era ku.fomës së motrës së saj Anisa. Arsyeja përse e kanë mbajtur motrën ka qenë prej vegimeve dhe besimit në Zot që ato kishin dhe se ajo do të ringjallej.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here