Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim duket se ka zgjedhur që të relaksohet pas inspektimeve të bëra gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Të shtunën, ajo ka zgjedhur që ta kalojë në parkun e Liqenit Artificial duke luajtur ping-pong me disa fëmijë.

“Jam kënaqur shumë në parkun e fëmijëve në Liqeni. Vëllai dhe motra, Nikolla dhe Ina, ishin të angazhuar në një ndeshje intensive ping pongu. Unë dhe shoqja e tyre Mariam ishim ndër spektatorët e tyre. Në mes të rrugës, raketa e Inës u thye. Çfarë bën Nikolla? Ai këmbëngul të marrë raketën e thyer për vete. Ina fiton një pikë. Atëherë çfarë bën ajo? Ajo tani këmbëngul ta marrë ajo raketën e thyer. Ne nuk e dimë kush fitoi në fund, por nuk kishte rëndësi sepse qeshëm shumë – duke luajtur fort, duke djersitur, duke bërë shaka dhe duke bërë fytyra për të qeshur. Unë madje pata një shans për të luajtur një ndeshje me Edin (të cilit i erdhi keq për mua, mendoj). Faleminderit, fëmijë, për sportivitetin dhe qeshjen e mirë! Jeni më të mirët!!!,“-shkruan ajo.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here