Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një ak sid ent rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të diele në Vorë.

Përplasja ka qenë e fortë, pasi, siç duket edhe nga pamjet e kapura nga gazetari i “Vizion Plus”, shihet se njëra prej automjeteve ishte duke ecur në kahun e kundërt të lëvizjes.

Shkaktar i aksidentit, ku u përfshinë katër automjete, ka qenë drejtuesi i “Benz”-it, i cili drejtohej nga një i moshuar.

Ai ka dalë në krah të kundërt, duke u përplasur me mjetet e tjera.

Nga përplasja janë lënduar disa persona. Mirëpo, fatmirësisht, nuk kanë marrë dëmtime të rënda.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here