Dalin pamjet nga tuneli i Elbasanit

0
21

This post has already been read 19 times!

Kanë dalë pamjet e pak sekondave ku ku automjeti i katër vajzave teksa pasditen e 13 shtatorit udhëtojnë në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan do të merrej para nga Mercedezi i Behar Pemës.

Janë këto pamjet e sigurisë teksa silueta e automjetit Volkswagen është në dalje të tunelit dhe në metra e fundit ai merret para nga “Benzi” i Pemës.

Mercedes-Benz i drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathta.

Siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle.

Momenti kur makina e Pehar Pemës parakalon me shumë shpejtësi në tunel

Kjo ngjarje mund të ishte edhe më tragjike pasi tre mjete të tjera siç dhe shihni në këto pamje të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

Ato kanë qenë vetëm pak metra larg përplasjes dhe pasi kanë frenuar kanë mundur të shmangin përfshirjen në këtë ndodhi me pasoja të rënda.

Pas perplasjes që “Benzi” i Pemës i ka bërë Volkswagen ku udhëtonin katër vajzat që ishin nisur të festonin një datëlindje nga Shkodra në Korçë, gjithçka është mbuluar nga pluhuri dhe kaosi.

Ngjarja është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit.

Në këtë ngjarje tragjik ehumbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara.

Ndërsa për të nxjerë trupat e dy te rejave dhe të mbijetuarve u desh edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës pasi dëmtimet e pësuara në makinat e aksidentit ishin mjaft të rënda.

Mësohet se në të dyja tunelet e vendit aksin e autostradës së kombit dhe atë Tiranë-Elbasan policia rrugore ka instaluar radarët digjital për kapjen e shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit përfshi dhe shpejtësinë tej normave.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se teksa udhëtonte në këtë aks Behar Pema i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur (në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë) është vendosur në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here