Pas dënimit me dy vite burg si i korruptuar dhe pas sekuestrimit të pasurive, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ushtar i Ilir Metës dhe Sali Berishës në drejtësi, tha se edhe Damian Gjiknuri kishte pastruar para në të njëjtën formë si ia dhe nuk është ndëshkuar. Deklarata e ish-kryeprokurorit që amerikanët e futën në listën e zezë për mbrojtjen e korrupsionit të politikanëve, në fakt, është plotësisht e vërtetë, ndonëse një deklaratë e tillë rëndon pozitat edhe të vetë Llallës, pasi kur ishte kryeprokuror nuk ka vepruar ndaj Gjiknurit, një prej ish-ministrave më të akuzuar për korrupsion gjatë tre dekadave të pluralizmit. Aferat e Gjiknurit janë aq epike sa që kur Edi Rama e zëvendësoi me Belinda Ballukun në krye të ministrisë së Infrastrukturës, Rama dhe Balluku nisën një fushatë për shfuqizimin e lejeve korruptive që kishte dhënë Gjiknuri për ndërtimin e HEC-eve.

Megjithatë, afera më flagrante e Gjiknurit, për të cilën ende nuk është ndëshkuar, është grabitja e rreth 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, me oligarkun Bashkim Ulaj, përmes kompanisë kompaninë DH Albania, e cila kishte falsifikuar dokumentet duke u hequr sikur ishte degë e një kompanie amerikane. Deri kur mediat zbuluan skandalin, ARRSH dhe OST, në varësi të Gjiknurit, i kishin dhënë Ulajt rreth 40 milionë euro tendera korruptive. Deri më sot është dënuar vetëm 20-vjeçari Avdiol Dobi, në emër të të cilit Ulaj kishte vendosur kompaninë. Madje as Dobi nuk bëri asnjë ditë burg, pasi u zhduk nga Ulaj dhe Gjiknuri që kur u zbulua skandali nga frika se mos zbërthehej në prokurori dhe dëshmonte për rolin e tyre.

Damian Gjiknuri ka hyrë në politikë si i pastrehë dhe sot sfidon SPAK-un si një nga politikanët më të pasur në vend. Në vitin 2005, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deklaronte se kishte marrë një kredi shtetërore si i pastrehë, me afat shlyerje 25 vjet. Në atë kohë, Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij Rovena deklaronin të ardhura modeste. Sot, Damian Gjiknuri ka një pasuri me vlerë miliona euro, ku përfshihen apartamente, dyqane, makina dhe llogari të majme bankare, pasuri të cilën pretendon se e ka krijuar nga kursimet dhe kreditë bankare. Ndërsa rastit të pastrimit të parave të cilit Llalla i referohet është blerja e një apartamenti nga Gjiknuri në vlerën 7 milionë lekë dhe shitjes së tij më pas për 150 mijë euro.

Një pjesë e pasurisë së Gjiknurit  

Apartament, 199 m2, vlerë 271 mijë euro. Apartament 151 m2, 7 000 000 lekë. Apartament 65 m2, 28 mijë euro

Apartament, 1/3, 87 m2. Dyqan 50 m2, 125 mijë euro. Dyqan 90 m2, me vlerë 56 mijë euro. Gjiknuri, makinë Mercedes Benz, 44 mijë euro

Gjinuri, makinë BMW X1, 29 mijë euro Gjiknuri, makinë Audi, 12 mijë euro Gjiknuri, makinë 500 000 lekë

Rovena Gjiknuri, makinë 18 mijë euro Rovena Gjiknuri, makinë 26 mijë euro. Aksioner 1.7% në EUROSIG, 7 800 000 lekë, shitur aksionet

Bono Thesari 5 000 000 lekë, të krijuar me të ardhurat e bashkëshortëve./Pamfleti




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here