Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në vendin tonë ka komentuar vendimin e sekretarit amerikan të shtetit që e shpalli Sali Berishën non grata. Në një komunikim me gazetarët, Yuri Kim tha se ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe për këtë duhet të punojnë të gjithë.

“Unë nuk asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari amerikan i shtetit.  Mesazhi është ky, Shqipëria po ndryshon. Shqipëria është anëtarë e NATO-s.

Shqipëria është një aleatë dhe një mike e SHBA. Shtetin ligjor duhet të prevalojë. Duhet t ë jetë një vend i pastër. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmerisë duhet të vijnë me një fund  dhe të gjithë duhet të punojmë. Ky nuk është një projekt i SHBA apo i juaji. Por është një projekt i përbashkët”, tha Yuri Kim.

vijon…

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here