Data 5 dhe 14 do jenë të zeza! Ja katër shenjat e horoskopit që duhen paralajmëruar, i pret Qershor i vështirë –

Janë katër shenja që duhet të kenë më shumë kujdes gjatë muajit Qershor pasi do të ndikohen për shkak të Mërkurit të kundërt që do t’ua bëjë të vështirë marrjen e vendimeve dhe komunikimin.

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina”zbuloi se cilat janë ato, duke përmendur edhe data që konsiderohen si më me fat dhe cilat më me pak fat për muajin e Qershorit.

“Jeni të gjithë të gatshëm së bashku me diellin e Verës, për të patur rikthimet,përmbysjet, hamendësimet, pasiguritë, por për një gjë duhet të jeni të sigurt:

Nëse nuk jeni të vendosur për diçka ose nuk e keni të qartë idenë, mos merrni vendime, të paktën deri në datën 22 Qershor.

Kjo për shkak të Mërkurit të kundërt në Binjak dhe që ndikon në diagonalen Binjak-Shigjetar, është një faktor shumë ndikues në mënyrën e komunikimit, në shkresa, në dokumentacione, në udhëtime, në bashkëpunime me jashtë, pra në fusha që na prekin të gjithëve.

Diagonalja më e ndikuar do të jetë Binjak-Shigjetar dhe Virgjëreshë-Peshq.

Këta të katërt ndoshta do ta kenë pak lart-poshtë muajin dhe me pak ngatërresa, kështu që të jenë të vëmendshëm në jetën personale dhe ekonomike.

Një lajm i mirë na vjen nga Afërdita që futet në Gaforre, pasi fillon nostalgjia, ndjenja familjare, por këtë vit kemi fatin që bën një lidhje trekëndëshe me Jupiterin i cili ka hyrë në Peshk.

Një datë e vështirë mund të jetë data 5, por që mund të kthehet në favorin tuaj dhe të bëhet një datë shumë e mirë, ashtu si mund të bëhet shumë e keqe.

Ka dy ndikime shumë të këqija planetare që duhet t’i kemi në vëmendjen tonë.

Gjithashtu, duhet patur kujdes data 14 pasi do na rikthejë disi në Dhjetorin e 2020 sepse Saturni në Ujor bën një lidhje shumë të vështirë me Uranin në Dem.

Është një periudhë sociale e rëndësishme, jo vetëm individuale që mund të na kthejë në disa ngjarje të Dhjetorit të 2020″, u shpreh Meri Shehu. /tvklan.al

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *