Disa javë më parë, tek prezantoi këngën e saj në festivalin “Kënga Magjike”, artistja Semi Jaupaj pranoi se është ndarë nga kantautori Bojken Lako pas shumë vitesh në një lidhje.(KLIKO) Nga kjo, shumë fansa aluduan se “Jetike”, që është një dedikim shumë i ndjerë dashurie i dedikohet Bojkenit. Ky projekt është prodhim i Threedots, e duket se bazohet në vitin e fundit dhe ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës së Semit.

“Lumturinë mua kur ma vranë…epike!”- thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës. Atëherë, kush ia vrau lumturinë Semir? Kjo pyetje këngëtares i është drejtuar ditën e sotme para finales së festivalit nga revista “Class”. Mirëpo, ajo ka lënë të kuptohet se nuk është dedikim vetëm për Bojkenin, duke u shprehur se lumturinë nuk ia ka vrarë vetëm një, por disa gjëra.

“Nuk është një gjë, por janë shumë gjëra, në fakt, që kanë ndodhur gjatë vitit të fundit, por që jam mirë…” – thotë ajo e pyetur për këtë pjesë të këngës që duket se ka nota të theksuara reale brenda saj.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here