Kryeministri Edi Rama ka qenë dje i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka rrëfyer bisedën që ka zhvilluar me një të moshuar irlandez i cili i është drejtuar Ramës se është pataksur ka ka parë përballjen e ashpër të shqiptarëve me njëri-tjetrin dhe është befasuar më pas kur i ka parë bashkë për drekë.

Këtë gjë Rama e cilësoi si marrjen e një përgjegjësie të re teksa përmendi dhe Sali Berishën. Për Ramën, Berisha është gjenerator i një konflikti permament që ka një karakter të mbrpshtë dhe që mban ende peng Partinë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Më ka thënë një irlandez, më ka thënë…ishte burrë i vjetër, më ka thënë ‘dëgjo unë kam parë shumë, kam qenë i përfshirë edhe në diskutimet që bënte parlamenti Europian me palestinezët dhe izraelizët, por si ju unë nuk kam parë dhe nuk do ta kuptoj se çfarë ju bën juve ata që bëheni kur uleni në ballafaqime. Dhe jam pataksur kur kam parë se të gjithë ata që çfarë nuk i thonë njëri-tjetrit në ballafaqim, më pas janë për drekë.

Blendi Fevziu: Kjo ndodh gjithmonë

Edi Rama: Nuk ka lidhje tani Fevzi të lutem

Blendi Fevziu: Këtë e dinë, ma bëjnë në studio, këtej zihen dhe në publicitet bëjnë gallata.

Edi Rama: Kjo është çështje e marrjes së një përgjegjësie të re. Kjo ka ardhur për një arsye shumë të thjeshtë, quhet Sali Ramë Berisha. Nëse Sali Berisha nuk do të quhej Sali Berisha, politika do të ishte ndryshe, ai është autori i konflikteve

Artan Hoxha: Edhe i marrëveshjeve të mëdha

Edi Rama: Unë po flas për frymën, ato janë një tjetër histori. PD-ja mbetet peng i atij njeriu, nëse ai nuk do të ishte Kumbari i asaj partie, situata pas humbjes do të ishte ndryshe. Do të dilte njëri dhe do të thoshte jo ke humbur dhe do të bëhem unë kryetar partie. Po kjo gjë nuk ndodh. Unë flas për një gjenerator të një konflikti permament. Ai është karakter i mbrapshtë por është lider.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here