Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë pak më parë në një prononcim për media ku ka uruar mirëseardhjen forcave të NATO-së në vendin tonë, ndërsa ka komentuar dhe rezultatin e prodhuar nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Falenderoj forcat e NATO-s për ushtrimin historik. Kam krenarinë dhe privilegjin që t’i uroj mirësjeardhjen. Qeverisja jonë dhe unë si ministër, mundësuam atë që dukej ëndërr e pamundur. I uroj mirësardhjen FA-ve, ndonëse që të në kushte të vështira prej neglizhencën, ta mbajnë lart krenarinë e kombit tonë. Do t’i tregojë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me agresion. Vlerat të cilave u bashkohemi janë të pacënueshme.”, u shpreh kreu i PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Basha komentoi edhe zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i konsideroi se një masakër dhe përgjegjës bëri treshen Rama-Doshi Rakipi.

“Le të jetë ky një mesazh i qartë, për ata që duan të kthejnë Ballkanin në një fuçi baruti, dhe në një lojë për ndarjen e kutive. 25 Prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk është deputetët dhe PD, pasi rezultati ynë e thotë qartë, që ne arritëm të rrisnim përmasat tona të bashkimit të shqiptarëve. Detyra jonë para të gjithë shqiptarëve është që të faktojmë masakrën elektorale, duhet të drejtohen pyetjet legjitime te treshja Rama -Doshi-Rakipi, si i morën votat 3 deputetët e listës së zezë të Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako në Durrës, me Çyrbjen e kokainës, si i mori votat Aurora Mara, vajza e Genc Marës që është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqir Rakipit. Detyra jonë është që të qëndrojmë fort, dhe të bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”, u shpreh Basha ndër të tjera.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here