Deklarata e Blendi Klosit

0
29

This post has already been read 24 times!

“Perlat” e Rilindjes mesa duket nuk kanë të mbaruar. Pas një liste të gjatë me emra, të kryesuar nga Elisa Spiropali, në radhët e “të lajthiturve” ka hyrë edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Përmes një interviste në Report Tv, Klosi është shprehur se valët e muzikës përhapin më shpejt koronavirusin. Nuk dihet se ku është informuar Klosi për këtë, por deri më tani ende nuk është dëgjuar diçka e tillë. Mesa duket ministrin duhet ta fusin tek grupi i ekspertëve.

Klosi tha:

Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe.

Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here