Pas deklarates se Monika Kryemadhit, e cila  foli per tradhti me 3 mandate te grabitura te LSI, kandidati per deputet qe humbi mandati ne Berat Ardit Çela ka reaguar dhe tha se shkeljet jane te dokumentuara:

“Kur ato duhet të ishin të pavlefshme. Në të gjithë qarkun e Beratit, por dua të fokusohem në në 3 prej tyre ku janë mbushur kutitë dhe është e verifikuar nga grupet e numërimit dhe anëtarët e KZAZ ku pranohet qartë që në këto kuti ka patur më shumë fletë votimi se votues.

Nuk mund të ketë më shumë fletë votimi se votues. Dhunshëm këto fletë votimi janë quajtur të vlefshme dhe i kanë dhënë mandatin e pavlefshëm dikujt tjetër. Kushdo që ka kërkuar të tjetërsoj mandatin e LSI do të mbajë përgjegjësi.

Kjo që ju thoni është një konstatim i juaji dhe nuk është e rastësishme, këto janë çështje të dokumentuara dhe prezenca e fletëve të votimit më shumë se votues është e firmosur dhe e konstatuar”.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here