Del Foto/ Ja kush është 25-vjeçari Emiljano Ndou që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, si e ‘thuri planin autori’, detajet e pathëna (Fotot)

25-vjeçari Emiljano Ndou u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër nga 47-vjeçari Mark Kodra, pasi dyshohet se i ngacmonte vajzat këtij të fundit.

Ai u qëllua për vdekje me breshëri plumbash kallashnikovi nga 47 vjeçari Mark Kodra, teksa kalonte në rrugën e lagjes, përballë shtëpisë së autorit.

Më poshtë është foto e viktimës Emiljano Ndou.

Autori i ngjarjes mësohet të ketë thënë në polici se nuk po duronte dot më. Mark Kodra është arrestuar nga Policia pas ngjarjes pasi nuk ka tentuar të largohet, por ka pritur me armë në shtëpi derisa Blutë e Shkodrës ta prangosnin.

Emiljano Ndou lëvizte me një motor sportiv në zonë dhe fqinji pretendonte se duke i dhënë gaz motorit në rrugën para shtëpisë së tij, ai i ngacmonte vajzat.

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *