Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë pak më parë me një reagim për zërat se variant i ri i COVID, DELTA ka mbërritur në Shqipëri.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here