Demokratet e Shkodres kane nisur analizen e zgjedhjeve te 25 prillit, te cilat edhe per 4 vitet e ardhshme i kane lene ne opozite. Ashtu sic edhe ka qene udhezimi i kryedemokratit Basha, kjo analize do te kaloje ne disa faza.

Por demokratet e Shkodres nuk e kane pritur mire dhe nje pjese e tyre e quajne te shpejte, pa kaluar me pare ne struktura per tu diskutuar me to e gjitha ajo qe ka ndodhur. Vete strukturat kerkojne qe e gjitha kjo te mos kthehet ne gjueti shtrigash ndaj njeri – tjetrit, por opozite ndaj qeverisjes dhe analize per te permiresuar punen si forca kryesore opozitare.

“Lufta e brendshme” na ka demtuar pa mase, sepse ne vend qe te merreshim me kundershtarin perfunduam duke sulmuar njeri tjetrin e vecanerisht kandidatet per deputet, u shprehen anetaret e kryesise ne kete mbledhje te pare ku ishte i pranishem i deleguari i qarkut Helidon Bushati. Ne filter do te kaloje çdo person qe beri fushate per socialistet dhe keto persona me porosi te kryedemokratit Basha duhet te identifikohet me emra dhe te paraqiten ne raportin e analizes.

Pervec “tradhetareve”, PD kerkon edhe emrat e personave qe kane kontribuar per PD-ne, ndersa “filtrit” nuk do t’i shoetojne as aleatet per te mesuar me shume lidhur me peshen qe ata kane pasur ne fushate dhe qe me pas eshte perkthyer ne vota. Per nje muaj kohe, deri më 17 korrik, dite kur do te zhvillohet Kuvendit Kombetar i Partise Demokratike, çdo kandidat do te kaloje ne filtrin e kryesise, per te zbuluar edhe pergjegjesit brenda llojit.

Analiza e bere do t’i orientoje demokratet ne strategjine e aksionit opozitar qe do te ndjekin gjate 4 viteve të ardhshme, si dhe raportin me parlamentin në shtator. Pritet qe nga e gjitha kjo te mos mungoje edhe perplasja e pakenaqesite e reja ne PD e cila nuk po arrin te gjeje qetesi. /ShkodraNews




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here