Kandidati i pavarur në Tiranë i mbështetur nga Vetëvendosje, Boiken Abazi  ka dalë pak më parë me një status në Facebook ku shpërthen në revoltë. Abazi thekson se po i vidhen votat teksa ka shpërndarë dhe disa foto të fletëve të votimit në të cilat shihet se qytetarët i kanë vendosur X për Vetëvendosjen dhe X për Partinë Socialiste. Ai shkruan se votat e tij po deformohen dhe po i kalohen PS-së për ti shpallur të pavlefshme.

POSTIMI:

Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një “X” të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here