Deri kur do jenë të pezulluara fluturimet në Rinas

0
19







Për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuar a për në Rinas gjatë ditës së sotme janë pezulluar deri në 14:00.

Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00. 24 kontrollorë të trafikut ajror u shoqëruan mbrëmë në polici, ndërkohë 4 prej tyre janë liruar paraditen e së enjtes.

Pasi ata shpallën paaftësinë e përkohshme me argumentin se janë të stresuar,  fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u pezulluan. Deri tani, asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë prej kontrollorëve.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania Albcontrol bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.






Previous articleKur rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit? Ja cfare thote ministrja





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here