Virgjëresha/ Gjatë kësaj kohe ju do të jeni dëshmitarë të mbylljes së diçkaje që vlerësoni. Mund të jetë një restorant, ose një klub nate, një punë apo një godinë ku keni jetuar. Do trishtoheni dhe bëheni paranojakë. Pyesni veten nëse do keni miq sërish dhe do gjeni një vend tjetër si ky. Por surpriza po vjen. Dikush do t`ju zgjatë dorën. Ky do të jetë takimi juaj me fatin. Një derë mbyllet për t`u hapur një tjetër.

Peshorja/ Midis 15 korrikut dhe 1 shtatorit do ndodhin ngjarje që do trondisin jetën tuaj. Duhet të prisni gushtin për të takuar fatin. Mund të ketë lidhje me një shumë financiare. Ndoshta do merrni një trashëgimi. Duke qenë se trashëgimia lidhet me vde.kjen e dikujt të afërt, ndaj edhe kjo periudhë do jetë njëherësh traumatike për ju.

Ujori/ Gjithmonë jeni kritikuar për mendimet, gjykimet, pamjen tuaj. Megjithatë nuk e keni vra.re mendjen shumë. Keni bërë çfarë keni dashur. Ajo që do të ndryshojë për ju, është se dikush do t’ju ofrojë një mundësi që vërtitet fjalë për fjalë rreth jush. Dikush sheh diçka tek ju që e frymëzon. Ndaj do t`ju vijë një mundësi e mirë për të bërë karrierë dhe para. Në fillim mund të hezitoni dhe të thoni se gjithçka që doni është të qëndroni vetëm, në qetësi, por pastaj do ndryshoni mendim.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here