Dështimi i qeverisë në rrugën e Thethit, “tunelet” e famshme që nuk bëjnë “një lek”

0
11




Nuk ka me asnje dileme qe investimi i qeverise shqiptare ne rrugen e Thethit, prej Qafes se Thores eshte nje projekt i deshtuar. Milionat e shpenzuara per te nuk do te zgjidhin ate qe eshte problemi themelor i ketyre dekadave, bllokimit prej debores dhe izolimit te banoreve me muaj te tere. Mjafton te shihet gjendja sot ne terren per ta kuptuar se edhe “tunelet” e famshme qe jane projektuar e kane marre forme, nuk do te mund ta ndalin deboren dhe orteqet qe i zene priten rruges duke e bllokuar ne disa kilometra te saj.

Pamja qe shifni ne kete foto tregon me se miri se perse ato tunele jane te deshtuara dhe nuk i japin zgjidhje kesaj problematike. Inxhinjeret dhe projektuesit qe i kane hartuar me gjasa nuk kane studiuar dhe aq me pak te ja dijne dimrave ne kete zone e cila vuan plagen e bllokimit.

Sot Thethi do te duhej te ishte plot me turiste qe shijojne bukurite qe natyra i ka ofruar kesaj zone, por fatkeqesisht ndodh e kunderta, eshte i izoluar dhe cdo gje ka pushuar prej muajsh atje. Fatkeqesisht ky realitet duket se do te vijoje dhe ky dimer qe po leme pas nuk do te jete i fundit sa i perket bllokimit sepse projekti qe pritet te finalizohet me shume se fasade nuk ka asgje tjeter, pasi zgjidhje per fenomenin e debores qartazi duket qe nuk ka. /ShkodraNews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here