Detaje nga ngjarja e rëndë, identifikohet familja



Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për ngjarjen që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi, Fieri.

Deri tani është identifikuar vetëm kryefamiljari, shtetasi E.Gushi i cili ishte duke drejtuar Toyotan me targa greke.

Teksa ata udhëtonin në vendin e quajtur “Kripa”, Audi i zi me shpejtësi tepër të lartë i ka përplasur nga mbrapa dhe i ka nxjerr nga rruga.

Ndërkohë, vetë mjeti ku sipas Policisë udhëtonin dy të rinj të cilët kanë mbetur të lënduar, ka dalë nga rruga, ka thyer një shtyllë të energjisë eletrike dhe ka përfunduar dhjetëra metra më tej në një kanal.

Një prej bashkëshortëve që ndodhej në mjetin tip Toyota, është transportuar në spital bashkë me vajzën e vogël por, fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë të familjes kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *