“ABC” ka zbardhur detaje të reja nga dosja e grupit të Talo Çelës që SPAK çoi pak ditë më parë në gjyq. Talo Çela bashkë me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Divën akuzohen për vra.sjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiajt, si dhe ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të ndodhura në Durrës në vitin 2019 brenda një harku kohor prej dy javësh.

Gazetari Ermal Vija zbuloi dje si komunikonte grupi me pseudonime dhe si përdornin rrjetin enkro-chat që të mos binin në gjurmët e autoriteteve, ndërsa sot “ABC” do të tregojë detaje të reja nga dosja si e siguruan autorët makinën e vra.sjes së dy vëllezërve Haxhia dhe ndjekjen që i bënin cdo ditë për lëvizjet.

Në dosje thuhet se makinën tip “Toyota” që do të përdorej për vra.sjen e kishte siguruar Nuredin Dumani me Klevis Allën në Rrogozhinë në tregun e gjesë së gjallë. “Në bagazh ishin pesë palë pranga policie, 3 palë këpucë të zeza, dy jelekë antiplumb dhe një pistoletë me mulli. Makinën e ka marrë në garazhin e tij Klevsi”, i cili është personi që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe thirrej me pseudonimin “Mekaniku” për shkak se punonte në një servis automjetesh.

Pasi siguruan makinën Nuredin Dumani dhe grupi i tij kriminal kaluan te plani për vra.sjen e vëllezërve Haxhia. Dumani i ka kërkuar Klevisit që të monitoronte cdo lëvizje të Besmirit gjatë gjithë kohës dhe ta informonte në këmbim të 5000 eurove. E ndërsa kërkohej në cdo cep, gjatë kësaj kohe Talo Çela, sipas dokumenteve në dosje, qëndronte i fshehur në Tiranë.

Në një moment, Klevis Alla thuhet më tej në dosje njofton Nuredin Dumanin, se Besmir Haxhia ishte shumë i kujdesshëm dhe “ndërronte gjatë ditës 7 makina të ndryshme që të mos binte në sy”. Në atë moment, pasi e kishte furnizuar me të dhëna dhe pasi e kishte përdorur për ti dërguar mesazhet Besmir Haxhisë, Dumani pyet Allën “A je gati për të qëndruar shoferi ynë?”. Adoleshenti pranoi.

Hapi i radhës, pasi siguruan makinën dhe lëvizjet e shënjestrës, ishte sigurimi i një palë targave, të cilët Klevis Alla “ia mori një makine tip “Skoda” për t’ia vendosur “Toyotës” që u përdor për vra.sjen” thuhet më tej në dosje.Në dosjen e siguruar nga ABC, Nuredin Dumani thirrej nga anëtarët e grupit me dy emra, “Luli” dhe “Bubi”. Ndërsa Talo Çela njihej me pseudonimin “Moma”. Një tjetër person i arrestuar për vra.sjen e vëllezërve Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë është Altin Ndoci. Ky njihej ndryshe si “Byrazeri”. Besmir Haxhia që fillimisht ishte pjesë e grupit, njihej me emrin “Lala”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here