Janë zbardhur të tjera detaje nga zhdukja misterioze e ish-shefit të policisë së Ulqinit, që rezulton pa gjurmë që nga data 27 maj.

Telefonata e fundit e kryer nga Rudolf Elezoviq, është ajo me familjarët e tij.

Elezoviq mësohet se i ka telefonuar të afërmit mbrëmjen e 27 majit ku e njoftoi se ndodhej në lumin Buna e se po priste dikë ta transportonte me varkë në anën tjetër të Malit të Zi.

Nga kjo telefonatë, Elezoviq është zhdukur në mënyrë misterioze dhe autoritetet janë angazhuar për gjetjen e tij.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here