Detaje të tm.errshme/ Si një filmë aksion, ku po përqëndrohen hetimet? Trupi i tij u bë ‘shoshë’ nga plumbat, ‘pikasen’ lëvizjet që bën autorët pak para…

Janë zbardhur detaje të rënda nga atentati që treonditi mbrëmjen e djeshme Vlorën, ku një 38-vjeçar u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Mbi 10 plumba u vëshuan mbi trupin e Delon Troqenit në Vlorë.

Viktima ka pasur plumba në kraharor, trup dhe kokë, të cilët i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Pak pas ngjarjes dhe deri më tani, policia ka shoqëruar në Komisariat rreth 18 persona, që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Mësohet se pista kryesore e hetimit lidhet me Spanjën dhe konflikte të mundshme që mund të ketë pasur në këtë shtet viktima.

Menjëherë pas krimit, një automjet u gjet duke u djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

“Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Sherishtë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes”, sqaron Policia e Vlorës.

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *