Detajet rrëqethëse, xhaxhai i adoleshentes tregon çfarë bëri vajza pasi u përdh*nua nga 5 “shtazët” –

Xhaxhai i i 15-vjeçares që u përdhunua nga pesë persona në Rrëshen ka treguar se vajza ka tentuar të vrasë veten pas asaj që i ka ndodhur.

Në një prononcim për mediat, pas protestës së zhvilluar sot në emër të së miturës, xhaxhi tregoi se vajzën e kanë droguar, kërcënuar dhe përdhunuar.  Ai kërkon që familjet e 5 personave që kanë kryer këtë veprim të largohen nga fshati.

“Jam xhaxhi i vajzës. Na ka pikëllue nga ka brengosur , na ka marrue ato që kanë bërë atë përdhunim me një 14 vjeçare, që pasi e kanë droguar e kanë shantazhuar dhe mbrapa i kanë vënë edhe pistoletën në kokë. Vajza është në klasën e 9 e kanë nxjerr nga këto fshatrat e kanë përdhunuar, që me datën 7 ka filluar kjo. Ajo fëmijë, ajo në momentin që është përdhunuar nuk ka pasur asnjë ndjenjë njerëzore. Tani është në Tiranë dhe po ndihmohet me psikologët, tani është më mirë, por ka qenë në gjendje kritike, ka dash me vra veten ka dash me var veten!”, tha xhaxhai i të miturës.

15-vjeçarja u përdhunua me muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg. Në emër të vajzës, sot në orën 14:00 në Rrëshen nisi një protestë kundër këtij akti. ‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *