Djali i kantautorit të njohur shqiptar Elton Deda, Fjordi, feston sot 16 vjetorin. Sigurisht, nuk kishte si të mungonte në rrjete sociale një urim i ndjerë nga babai i tij. Përmes një statusi në Facebook, Eltoni ka uruar të birin dhe na ka emocionuar të gjithë. Ndërkohë që i ka shprehur dashurinë Fjordit, ai thekson se nuk i ka përmbushur me sukses detyrat atërore. “Biri im i shtrenjtë. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur që disa nga detyrat e mia atërore nuk i kam përmbushur me sukses, të kërkoj ndjesë që nuk të jam pranë. Por unë të dua dhe do të të dua gjithmonë ashtu si të desha sot para 16 vjetësh, kur piskama jote buçiti gjithë tersëllime në këtë botë të çuditshme. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i bardhë ashtu siç di vetëm ti të jesh. Të dua fort. Babi”, shkruan ai.

Fjordi ka lindur dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë mamanë e tij. Ai është fryt i martesës së Elton Dedës me Jola Manin, vajzën e artistëve Pavlina e Pirro Mani. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here