E thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale, një protestë është mbajtur sot në Tiranë, në shenjë sensibilizimi për ngjarjen e ndodhur në aksin “Levan-Vlorë” ku u shua një familje me 4 anëtarë.

Dhjetëra të rinj janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve ku në mënyrë simbolike janë shtrirë në tokë.

Kujtojmë se aksidenti tra.gjik, ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një makinë tip “Audi” në aksin “Levan-Vlorë” përplasi nga pas një tjetër makinë tip “Toyota” duke bere qe te humbnin jeten 4 anëtarë të së njëjtës familje. Viktmë mbetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Për aksidentin u ar restua Igli Madani, 22-vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit tip Audi, luksoz që kushtonte rreth 100 mijë euro dhe ishte në pronësi të babait të tij, biznesmenit Bashkim Madani.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here