Digjet makina e biznesmenit të njohur në Pogradec

0
17

This post has already been read 12 times!

POGRADEC

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë pamjet e para nga vendngjarja, për rastin e djegies së automjetit luksoz “BMW X6” në Pogradec, në pronësi të Alfred Cenkollarit, pronarit të disa bizneseve dhe një restoranti në këtë qytet.

Flakët e mëdha dhe tymi kanë zgjuar banorët nga gjumi dhe pikërisht ata kanë fiksuar pamjet e para nga zjarri.

Automjeti sipas Policisë ishte regjistruar në emër të një firme private të biznesmenit teksa nuk dihet ende se nga se ka ardhur zjarri në automjet. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por hetimet vijojnë.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here