Disa fshatra pa energji elektrike në Korçë

0
13





14 fshatra të njësisë administrative Moglicë janë pa energji elektrike. Një gjë e tillë është bërë me dije nga administratori i kësaj njësie, Fetah Hoxha kur tha se nga ora 12.00 e gjithë zona është pa energji elektrike.

Sipas tij, grupe të OSHEE janë duke punuar në terren për rikthimin e energjise elektrike. Duhet thënë se kjo zonë është një nga më të thellat të Bashkisë Maliq, e cila herë pas here vuan mungesën e energjisë elektrike.

Në veçanti, në stinën e dimërit pasi linjat janë të amortizuara. Probleme me energjinë elektrike me zonat e thella malore ka pasur herë pas here në të gjitha fshatrat malore të juglindjes së vendit përfshi këtu dhe njesitë administrative të Moglicë, Gorë, Vithkuq e Dardhas.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here