Një farmaciste ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit këtë të shtunë.

Bëhet fjalë për Marinaqi Hazizin në qytetin e Lushnjes teksa lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve.

Përmes një postimi në Facebook, ata shprehin ngushëllimet për familjarët e Hazizit dhe miqtë e saj.

Postmi i plotë në Facebook:

Të nderuar kolegë, me hid hërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi). Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës. Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here