Mesazhe te shumta ngushellimi per ndarjen nga jeta te aktorit dhe regjisorit te njohur shqiptar, Pirro Mani.

Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale thotë se Pirro Mani ishte ikonë e teatrit.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Për Ramën, Pirro Mani “ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore”.

“Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTE

⚫️LAMTUMIRË USTA!

Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes🙏

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here