Djali i aktorëve të njohur meksikanë pëson aksident, e çojnë me urgjencë drejt spitalit

0
26

This post has already been read 21 times!

Djali i aktorëve të njohur, William Levy dhe Elizabeth Gutierrez, ka pësuar një aksident në fushën e golfit. Ai ka qenë me makinën e golfit, teksa ajo është përmbysur dhe i ka shkaktuar lëndime të shumta.

Christopher 14 vjeç, është dërguar në spital me urgjencë dhe i është nënshtruar menjëherë operacionit. Aktorët kanë reaguar në rrjete sociale, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithëve që pa na njohur luteni për djalin tonë Christopher, si familje. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher-in dhe djemtë e tjerë.

Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Christopher është një fëmijëbesimtar.

Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve të mirënjohjes ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë!

Shpresojmë ta shërojë Christopher-in që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës.

Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim te Zoti.

Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit për të bekuar të tjerët. Amen!”, kanë shkruar aktorët në rrjete sociale.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here