Djali i të madhit Kadri Roshi, tregon sa vuajti i ati kur ishte gjallë: Pavarësisht të gjithave ai e donte të mirën

0
24

This post has already been read 13 times!

Djali i “Nderit të Kombit”, Kadri Roshit, tregon se si në vitin 2004, ambasadori jonë atë kohë në Greqi, Bashkim Zeneli, me ndërhyrjen e ti personale i shpëtoi jetën Kadri Roshit, pasi aktori i madh kishte shkuar të op erohej, por shteti e pati lënë në harresë.

Kliti Roshi tregon edhe për pasionet e aktorit të madh, ku peshkimi ishte një ndër gjërat që Kadri Roshi e dashuronte shumë. Peshkimi atë e çlodhte nga puna dhe i jepte energji. Dhe për çudi, thotë Kliti, të gjithë aktorët e mëdhenj e kishin pasion peshkimin.

Kur themi emrin Kadri Roshi, juve çfarë ju vjen ndërmend?

Për mua, emri Kadri Roshi nuk përfaqëson as më shumë e as më pak përveç se një gur xhevahiri në gjerdanin e madh prej 46 të tillësh që përbëjnë atë që atëherë është quajtur “Teatri Popullor”. “Teatri Popullor” ka pasur 46 aktorë. Secili prej tyre ishte një gur xhevahiri.

Sipas karateve, kuptohet që çdo gur i çmuar, çdo pjesë copë floriri ka karatin e vet, por të 46-të, në karatin e tyre ishin gurë të çmuar xhevahiri dhe Kadri Roshi është një ndër ta. Pastaj, për mua Kadri Roshi, nëse do të flasim në një aspekt tjetër dhe ta shikojmë në një këndvështrim tjetër, do të thotë edhe më shumë se kaq. Sepse Kadri Roshi në rradhë të parë, para se të ishte aktor, ishte njeri.

Ishte, është dhe do të mbetet përjetësisht babai jonë. Ai që kontribuoj në lindjen time, që më rriti, më edukoi dhe që ka një meritë të padiskutueshme, është me nënën time, në mënyrën më të padiskutueshme, në atë që unë jam sot. Populli shqiptar ka shprehur shumë të bukura që sikur gjysmat e tyre t’i gërm ojmë dhe t’i mbajmë në mendje, ne do të ishim ndryshe.

Atij i pëlqente pozitivja. Gjithmonë e ka dashur të mirën sa që edhe tek e keqja mundohej të gjente të mirën. Gjithmonë mesazhet që ai ka përcjellë nëpërmjet roleve të tija kanë qenë batuta dhe këshilla për mua dhe jo vetëm për brezin tim, por edhe për të tjerë në jetën e përditshme.

Ka qëlluar më shumë se një herë që Kadriu e ka dëgjuar, e kishte pikë të dobët, ai dhe Perëndia. Unë kam dhe një nip dhe një mbesë nga motra që janë më të mëdhenj se im bir, por prapë im atë duke parë dhe këtë (djalin tim) që sikur i afrohej në profesion, sikur krijoi një lidhje pak më të ngushtë, pak më të fortë.

Cilat kanë qenë vështirësitë më të mëdha që ka kaluar Kadri Roshi…

Jo gjithmonë aktori arrin suksesin. Ka edhe luhatje. Pse jo, mbase dhe dështime. Dhe Kadri Roshi nuk i trembej, nuk e kishte fr ikë, nuk e ulte kokën as para dësht imit. Megjithëse dy herë është rrëzuar në jetë, dhe nuk e ka ulur kokë, përkundrazi e ka marrë si shtysë, e ka marrë si nxitje, gjë të cilën, për fat të mirë e kam edhe unë.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here