Një herë një vogëlush jetonte vetëm me mamin e tij. Ata ishin të varfër dhe fitonin sa për të përmbushur nevojat e tyre minimale. Mamaja e tij kishte vetëm njërin sy, prej kësaj djaloshi mendonte shpesh se ajo e turpëronte atë.



Një ditë kur Mami shkoi te shkolla e djalit, të gjithë e përqeshnin atë dhe e tallnin për mamin e tij që kishte vetëm njërin sy. Për shkak të kësaj djali filloi të urrente mamanë e dhe mendoi që prezenca e saj ishte vetëm një siklet për të dhe ai nuk dontë më të jetonte me nënën e tij.



Kështu vendosi të studionte shumë dhe të largohej nga shtëpia e tij duke e braktisur nënën. Djaloshi mbaroi studimet me nota të mira dhe gjeti një punë të mirë në një qytet tjetër. Ai e la mamanë e tij dhe u shpërngul në qytet. Bleu një shtëpi të madhem u martua dhe u bë me fëmijë. Ai po jetonte një jetë të lumtur dhe të suksesshme. Atje ai nuk kishte asgje që i kujtonte nënën e tij dhe turpin e shkaktuar prej saj.



Një ditë mamajë erdhi ta shohë atë, Kur fëmijët e tij panë gjyshen ata u trembën dhe shkuan tek djaloshi. Kur shkoi të shohë se kush ishte në derë që i trembi fëmijët pa që isht nëna e tij. Duke e parë në sy i tha, “Kush je ti?? Si guxon të vish në shtëpinë time??” Mamaja e kuptoi që djali nuk donte ta shikonte dhe iu përgjigj me qetësi, “Oh, më vjen shumë keq. Do të kem ngatërruar adresën.” Dhe më pas u largua.



Pas disa ditësh, djaloshi mori një letër nga shkolla e tij rreth një mbledhjeje. Shkoi në mbledhjen e shkollës dhe më pas u kthye tek shtëpia e vjetër ku jetonte mamaja e tij. Sapo hyri në shtëpi, pa mamanë e tij të shtrirë në përtokë të pajetë duke mbajtur në dorë një copë letër. Ishte një letër për birin e saj.

Ajo kishte shkruar:

Biri im,

Mendoj se jeta ime ka qenë e gjatë mjaftueshëm tani. Dhe… Nuk do të të vizitoj më… por kaq shumë është të të kërkoja që hera herës të vije e të më vizitoje? Më ka marë malli shumë, Dhe u gëzova shumë kur mora vesh se do vije për mbledhjen, Por vendosa të mos vij tek shkolla… që mos të të turpëroj Ty… Më fal që kam vetëm një sy, dhe që una kam qenë një turp për ty.



Shiko, kur ke qenë shumë i vogël, ti u përfshive në një aksident, dhe humbe njërin sy. Si mama, nuk mund të duroja të të shihja teksa rriteshe me vetëm njërin sy… kështuqë të dhashë ty syrin tim… Isha shumë krenare për tim bir që po shikonte një botë të madhe të re për mua, në vendin tim, me syrin tim. Nuk jam mërzitur kurrë me ty për çdo gjë që ke bërë.

Më ka marrë malli shumë. Të dua shumë. Ti për mua je bota.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here