Një aksident i rëndë është regjsitruar pak më parë në zonën e Don Boskos. Një 55-vjeçare, e cila drejtonte automjetin tip Opel, ka përplasur rëndë një fëmijë 6-vjeçar, teksa ai ndodhej në trotuar me nënën e tij.





JOQ ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit, ku shihet se 55-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur rëndë 6-vjeçarin. I mituri ka përfunduar ngjitur me shtyllën teksa kalimtarët e rastit kanë shtyrë me forcë makinën për të shpëtuar të miturin. Deri më tani mësohet se 6-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja e tij aktuale.





Ndiqni videon per me shume

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here