Dje e bëri Basha, sot është afati i fundit, ja ç’po ndodh në Partinë Demokratike pas bombës për Berishën –

Edhe Ibsen Elezi e dorëzoi sot kandidaturën për kryetar partie të PD.

Më herët në selinë blu depozitoi formularin e kandidimit Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Kujtojmë që grupi “Për PD”, ku bën pjesë edhe Harxhi, ka shpallur dy kandidatë, por Ibsen Elezi e dorëzoi sot kandidaturën, ndonëse ishte planifikuar që dje.

Pasditen e djeshme kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka plotësuar formularin e kandidimit, kur kishte mbetur edhe një ditë nga skadimi i afatit.

Sot është afati i fundit për të regjistruar kandidaturën, ndërkohë që mësohet se në garë do të hyjë edhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili dha dorëheqjen pasi nuk u bë pjesë e listës për deputet nga kryedemokrati Basha.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *