Dje vr.au gruan dhe vete, disa muaj me pare thoshte “skam buke ne shtepi”, ja intervista e tij

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Librazhd, ku Qemal Bici që.lloi mbi bashkëshorten e tij Menderien, dhe më pas va.ri veten, ndërkohë që ngjarja e rën.dë u zbulua nga fëmijët e çiftit, të cilët mbetën të tro.nditur nga tra.gjedia.

Bici, e cili e që.lloi gruan e tij disa herë me sëp.atë, në dhomën e gjumit, dyshohet se e ka kryer kr.imin për shkaqe xhelozie, ndërkohë që familja e tij ndodhej në kushte të vështira ekonomike.

Në një intervistë të rastësishme që gazetarët lokal kanë bërë me të në prag të Vitit të Ri, Bici shprehte të gjithë gjendjen e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhej, ndërsa aku.zonte se i kishin hequr padrejtësisht edhe përkrahjen sociale.

“Jam 6 veta dhe jemi të gjithë të papunë, edhe përkrahjen sociale ma hoqën, nuk kam të paguaj as dritat dhe as thesin e miellit, nuk na përkrah askush, qeveria sheh Tiranën nuk sheh Librazhdin, nuk kemi as rrugë dhe as ujë të pijshëm, dhe ujin e vaditjes na e mori centrali, nuk kemi asgjë fare. Unë sot kam marrë një kuti me letra për të dredhur duhan, asgjë tjetër, ky është Viti im i ri.

Viti i ri i imi është fukarallëku, le të vijë të shohë kush të dojë që unë nuk kam bukë në shtëpi. Nuk kam asnjë të ardhur në familje, pres shpërblim se jam invalid, dhe atë na e kanë ndërprerë, se thonë nuk ju takon, nuk kam bukë në shtëpi, jo më të bëj viti të ri”, është shprehur Bici para gjashtë muajve.

E gjithë kjo gjendje e vështirë ekonomike dhe sociale, shtuar këtu dyshimet për një tr.adhëti nga ana e bashkëshortes, shkaktuan dje një tra.gjedi të vërtetë, ku tashmë fëmijët e çifit do të duhet të përballen me humbjen e të dy prindërve.

Policia është duke vijuar hetimet për këtë ngjarje të rëndë, që tashmë mbetet pa autor, sa kohë që Bici pas vra.sjes së gruas, i dha fund dhe jetës së tij.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *