“Djemtë që vijnë nga jashtë marrin makina luksoze me qira të bëjnë vajzat për vete”

0
12






Të rinjtë sot janë të prirë të investojnë në objekte të teknologjisë së fundit siç është blerja e një telefon vlera e të cilit mund të shkoi deri në 1000 euro. Në çfarë mund të investosh tjetër sot me këtë shumë lekësh?

Kjo është pyetja që u ngrit sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku në studio ishte gazetari i njohur, Ervin Kurti.

“Prindërit na thonë shpesh që të mos shpenzojmë, të kursejmë, të blejmë shtëpi. Por kur jemi të rinj nuk e kuptojmë. Dikur kanë qenë makinat, veshjet, tani janë celularët. Show-n në Balkan e kemi të theksuar. Telefoni tregon edhe një lloj prestigji, e si pasojë janë të fokusuar”, tha Kurti.

Madje ai habiti me një deklaratë që bëri, pasi tha se djemtë që jetojnë jashtë shtetit, vijnë e marrin makina me qira, që të bëjnë sikur janë të atyre. “Duan të bëjnë për vete disa vajza, se gjasmë makina është e tyre”, tha Kurti.

Sipas tij, është në rregull që të kesh një telefon të mirë, por këta të rinj të mos harrojnë varfërinë në shtëpi, të mos harrojnë të shoqërojnë prindërit në spital.

“Ka persona që nuk kanë shumë të ardhura, por kanë telefona e bëjnë të duken sikur kanë, që të mos bullizohen”, tha ai.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here